E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada,Vernice-Merdare, sot interpelanca e Thaçit

PRISHTINË- Kryeministri kosovar Hashim Thaci paraqitet sot në një interpelancë në Kuvendin e Kosovës për autostradën Vernice-Merdare.

Kërkesa për interpelancë erdhi nga lëvizja ‘Vetvendosja’ pas publikimit të një dokumenti, për të cilin Vetëvendosja pretendon se është kontrata e nënshkruar midis Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka. Pas kësaj kërkese kryesia e Kuvendit vendosi të thërrasë në seancen e sotme në interpelancë kryeministrin Thaci.

Ndërkaq në mbledhjen e fundit të qeverisë së Kosovës, Thaci deklaroi se në autostradën në ndërtim Vërmicë – Merdar, në vazhdim të Rrugës së Kombit të përfunduar në Shqipëri, është duke u punuar me një dinamikë të shpejtuar dhe 38 kilometrat e parë do të kryhen në tetor të këtij viti. Caktimi i datës 30 qershor për këtë interpelancë shkaktoi një tjetër përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, pasi Vetvendosja kundërshtoi për faktin se këtë javë mungojnë rreth 30 deputetë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›