E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Fullanin për Guvernator

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar sot Fullanin në këtë post për një mandat 5 vjeçar. Pas dekretimit nga ana e presidentit, emri i Fullanit do të shkojë për miratim në Parlament.

Duke qenë se votimi nuk kërkon shumicë të cilësuar, pritet të Fullani ta kalojë lehtësisht edhe këtë sfidë.
Pak ditë më parë, Fullani i votuan në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës edhe si një nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në mbështetje të nenit 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë", Guvernatori vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj dhe si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ai përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë.

Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-09 13:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›