Rama, Topalli e Meta, bashkë për gratë!

Në një konferencë të organizuar për këtë qëllim merrte pjesë edhe kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i cili theksoi se "palët politike duhet të bëjnë më shumë për të patur një përfaqësim më të madh për sa i përket numrit të grave në listat elektorale".
"Është e rëndësishme që të jenë 30 për qind e grave në vendimmarrje, sidomos në sistemin politik. Partitë politike kanë bërë pakt për të patur një përfaqësim më të madh të grave në politikë", theksoi Wollfarth, në konferencën "Roli i gruas në qeverisje". Wollfarth, u shpreh se "është gjithashtu e rëndësishme që të kryhet një trajnim i femrave për të patur një përfaqësim të tyre. Mundësitë dhe hapësirat që u jepen grave për të patur një përfaqësim edhe më të madh është një nga elementet kyç".
"Nuk është i mjaftueshëm përfaqësimi i grave jo vetëm në politikë, por edhe në sistemin kulturor, gjë që nuk është bërë shumë në Shqipëri", shtoi ai. Ai tha se "tashmë partitë politike duhet të bëjnë një përpjekje më të madhe se kaq".
Topalli: Progresi i pamjaftueshëm
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tha se çështja e barazisë së gruas është një çështje e së drejtës, e cila nuk duhet të deformohet. "Si nënkryetare e PD-së ndihem mirë, pasi ka shumë progres, po jo aq sa mendohet. Ne kemi kaluar në Kuvend shumë ligje të rëndësishme, si ai kundër dhunës, diskriminimit etj, por ende ka shumë për të bërë. Në nivel global vetëm 20% e grave janë të përfaqësuara në parlament", theksoi ajo e pranishme në këtë konferencë.
Duke dënuar aktet e dhunës të ushtruar ndaj grave ajo theksoi se kjo është një betejë, të cilën duhet ta fitojmë duke bashkëpunuar me drejtuesit e forcave politike, me shoqërinë civile dhe me komunitetin, në qytet e fshat.
Rama në minorancë edhe me burrat në PS!
Kreu socialist, Edi Rama, e shikon pjesëmarrjen e më shumë grave në politikë dhe në vendimmarrje si një mundësi për të ulur korrupsionin. Rama tha se, është koha të punohet bashkërisht për rritjen e përfaqësimit të gruas, ndërsa theksoi se nëse parlamenti do të kishte më shumë gra në përbërje, korrupsioni në vend do të ishte më i ulët falë vendimmarrjeve jo të korruptuara.
"Jam i bindur sesa më shumë gra të përfshihen në vendimmarrjen e këtij vendi, aq më e pakorruptuar do ishte vendimmarrja", tha Rama. Duke falënderuar misionin e OSBE-së për nismën që ka ndërmarrë në Shqipëri mbi rolin e gruas, ai sugjeroi futjen e sa më shumë grave në listat e zgjedhjeve politike.
"Në rast se një parti politike merr përsipër për një pjesëmarrje mbi 30% të grave dhe kjo do të ishte në linjën horizontale, jo vertikale, si në rrethe, komuna e qarqe, do të ishim në rrugë të drejtë. Ky është një propozim i bërë dhe në periudhën kur diskutonim për zgjedhjet. Por, unë mbeta në minorancë jo vetëm me PD-në, por dhe me burrat e Partisë Socialiste. Tani është koha ta realizojmë", tha kryetari Rama.
Meta optimist
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh optimist për rritjen e përqindjes së grave në qeverisje. “Jam i bindur se do të jetë e afërt dita kur edhe parlamenti ynë të jetë plotësisht i balancuar dhe ku gratë e vajzat e Shqipërisë të luajnë me forcë, dinjitet dhe mençuri rolin që u takon", theksoi Meta. Ai solli edhe rastin e partisë së tij, sipas të cilit “në qytetet kryesore të vendit ka realizuar përfaqësimin gati me 50 për qind të grave e vajzave në listat e këshilltarëve", tha Meta.
Ai u shpreh se "ky është element pozitiv dhe kjo tregon se politika varet shumë edhe nga ndikimi i grave e vajzave në komunitetin ku ato jetojnë për të patur një përfaqësim dinjitoz". Sipas tij, mbështetja e grave në vendimet sipërmarrëse është dhe do të jetë një prioritet i çdo qeverie e force politike.
"Një prioritet i veçantë do të jetë në radhë të parë edhe mbështetja e grave kryefamiljare, pasi në shoqërinë tonë po rritet numri i grave kryefamiljare për arsye nga më të ndryshmet", theksoi Meta, duke shtuar se është një përgjegjësi e shtetit, qeverisë dhe shoqërisë, që të tregojë një solidaritet më të spikatur ndaj tyre. /S.Ll/Start/
2011-11-09 15:06