E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR gjobitet nga Inspektoriati i Punës

Inspektoriati i Punës Shtetërore në qarkun e Dibrës, pas inspektimit në disa fronte pune në minierat e Bulqizës, vendosi të gjobisë kompaninë koncesionare ACR me një shumë prej 1 milion lekësh.

Sipas IPSh-së ndëshkimi për kompaninë erdhi si pasojë e mungesës së sigurisë në punë, moszbatimin e rregullave të sigurimit teknik, apo çështje të tjera që nuk lejojnë një proces brenda normave në thellësitë e nëntokës.

Ndërkohë që kjo është gjoba e tretë që merr kompania austriake nga ana e qeverisë shqiptare. Pak ditë më parë ACR u gjobit me 500 mijë lekë, për të njëjtat arsyeje nga Reparti i Inspektim Shpëtim të Minierave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›