E Shtunë, 31 Tetor 2026

Av. i Popullit i akordon "Kupën e AP" piloteve të Farkës

Të pranishëm në ceremoni ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Qemal Gjunkshi, Komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, Kolonel Frederik Beltoja.

“Kemi ndjekur me ankth dhe kemi qenë pranë jush në operacionet e evakuimit dhe transportimit nga ajri të personave me probleme shëndetësore, të nënave shtatzëna; gjatë shpërndarjes së ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimit të banorëve të izoluar nga dëbora. Këto operacione do ishin të pamundura pa ju, heronjtë e heshtur, ndaj asgjë nuk mund të jetë e mjaftueshme për të shprehur falënderimin e shoqërisë për gatishmërinë, disiplinën, dhe devocionin për t’u shërbyer njerëzve në nevojë në situatë emergjencash”, tha Totozani. /Start/

                                                                                             2012-03-16 14:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›