E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa të shoqëruar për plagosjen me armë të gardianit

Ngjarja ndodhi në rrugën "Irfan Tomini", kur  persona te paidentifikuar kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Albert Kryemadhi, 50 vjeç, banues në Selitë-Tiranë, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në burgun e Fushë Krujës.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale, duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.

Bëhet e ditur gjithashtu se policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punon  intensivisht për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. /Start/

                                                                                             2012-03-16 14:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›