Ja sa para harxhoni gjatë 40 viteve nëse konsumoni duhan

Paketat blihen çdo ditë pak e nga pak, e po kështu duken edhe shpenzimet, por në një periudhë afatgjatë, paratë për të tymosur rriten shumë.
Një person që konsumon duhan shpenzon mesatarisht në një vit 77 mijë lekë, konsumon një paketë cigare dhe 219 mijë lekë nëse konsumon 3 paketa.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rajonal Shëndetësor i Tiranës, vetëm në një muaj, një duhanpirës shpenzon minimumi, nëse konsumon gjysmë pakete, 3.1 mijë lekë dhe maksimalisht, nëse konsumon 3 paketa, shpenzon 18.6 mijë lekë.
Në 40 vite, një duhanpirës përllogaritet se shpenzon 8.7 milion lekë nëse do të konsumonte 3 paketa në ditë dhe minimalisht 1.4 milion lekë nëse do të konsumonte gjysmë pakete në ditë. Duhanpirja në Shqipëri përllogaritet të arrijë në rreth 40 %, ose 950 mijë duhanpirës. Ndërsa vihet re një rritje e dukshme e femrave duhanpirëse. /S.Ll/Start/
2012-03-16 16:17