E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji, fermerët marrin titujt e pronësisë pa hipotekë

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, njëkohësisht kryetar i Komisionit Qeveritar të Tokë, sqaroi ndryshimet e bëra në mbledhjen e qeverisë "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

Sipas ministrit, ndryshimet e bëra synojnë që “t'u lëshohen titujt e pronësisë fermerëve që kanë marrë toka në zotërim nga komisionet vendore, por nuk janë të pajisur me hipotekë dhe për këtë proces përgjegjës do të jenë kryetarët e këshillave të komunave".

“Ky proces dhe zbatimi rigoroz i procedurave të tij, do të monitorohet nga komisionet vendore për verifikimin e titujve të pronësisë pranë prefekturave dhe nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut dhe përfundimisht titujt e pronësisë do të regjistrohen në ZRPP", theksoi ai.

Nga procesi i marrjes së titujve të pronësisë përjashtohen ato raste që janë procese gjyqësore si dhe ato që janë proces legalizimi. “Benefitet për pronarët dhe për shoqërinë janë të mëdha, sepse të gjithë subjektet e këtij procesi do ta gëzojnë pronën, bazuar mbi dokumenta, mund ta shesin, ta trashëgojnë dhe ta lënë si kolateral sipas normave ligjore", u shpreh Pollo.

 Ligji ngarkon Kryetarët e Komunave/Bashkive, që për rastet kur  komisioni i ndarjes së tokës bujqësore nuk ka plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi, në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, t’i plotësojnë ato për familjet bujqësore ose individët që janë subjekte ligjorë të trajtimit me tokë bujqësore në pronësi, sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, dhe që faktikisht e përdorin tokën bujqësore. /Start/

                                                                                             2012-03-16 15:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›