E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes pacientja ne Elbasan, dyshohet për helmim

Ditët e para të vitit të ri 2012 regjistrojnë viktimën e parë në Elbasan. Një vajzë 21-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkaqe ende të paqarta. Fillimisht u dyshua për një gjendje të rënduar nga virozat e stinës, por më pas simptomat e vdekjes së saj të çojnë drejt një helmimi të mundshëm me lëndë toksike. Shtetasja Blerina Balla, 21 vjeç nga komuna Librazhd- Qendër ka ndërruar jetë sot në urgjencën e spitalit të Elbasanit, vetëm pak minuta pasi ishte transportuar nga spitali i Librazhdit në gjendje të rëndë. Mjekët e Elbasanit tregohen të rezervuar lidhur me këtë ngjarje, pasi ende shkaqet dhe rrethat e vdekjes së vajzës janë të paqarta, të paktën deri sa të përfundojë autopsia dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Mjeku, i cili ka tentuar ti shpëtojë jetën 21-vjeçares në Elbasan nuk preferojne të flasë para kameras, por është shprehur se në bazë të simptomave të para dyshohet për një helmim të mundshëm, e jo nga temperatuara e lartë apo virozat e stinës, siç u përfol fillimisht. Megjithatë, pas vdekjes, vajza është çuar me të njëjtën ambulancë në morgun e spitalit të Librazhdit, për të kryer edhe procedurat e fundit, si dhe për zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›