Avari në traget, ndodhet edhe presidenti Topi

Një avari në filtrat e ajrit ka bërë që trageti i nisur nga Italia për në Durrës, të mos mbërrijë në kohën e caktuar në port.
Mësohet se në këtë traget ndodhet edhe presidenti Bamir Topi, i cili kthehet nga vizita në Itali, në kuadër të takimit “Shqipëri-Itali, miqësia mes dy popujve”.
Mësohet se Trageti Adriatik 1 që lundron nga Italia drejt Durrësit duhej të kishte mbërritur në orën 08:00 në portin e Durrësit, por për shkak të një avarie në tubat e filtrit, trageti nuk ka mbërritur ende.
vijon..