E Diel, 1 Nëntor 2026

Avatar, gjysmë miliardi vetëm në Amerikën Veriore

Hit-filmi i regjisorit James Cameroon, “Avatar”, ka arritur shifrën e fitimeve prej 429 milionë dollarë në Amerikën Veriore, gjatë shfaqjes nëpër kinema për më pak se një muaj.

Sipas të dhënave të kompanisë së specializuar Exhibitor Relations, filmi i Cameroon vetëm vikendin që shkoi ka grumbulluar 48 milionë dollarë nga biletat e shitura nga kinematë amerikano-veriore.

Filmi i cili ka kushtuar afër 500 milionë dollarë për t’u kompletuar, deri më tani ka kaluar shifrën prej një miliardë dollarë përfitimesh nga shfaqjet anekënd botës, ndërsa premiera e tij në SHBA është dhënë më 16 dhjetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›