Ndërron jetë rojtarja e ditarit të Ana Frank

Gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut, vajzës hebreje që vdiq në një kamp përqendrimi nazist, u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare.
Geis, që punoi si sekretare për të atin e Ana Frankut, ishte nga jo hebrenjtë e paktë që e ndihmoi familjen Frank me ushqime në kohën që qëndronin të fshehur në Amsterdam.
Pas bastisjes së apartamentit nga nazistët, Geis mblodhi fletët e shënimeve të Ana Frankut, të cilat u botuan nën titullin “Ditari i Ana Frankut” në vitin 1947.
Ana Frank vdiq në moshën 15 vjeçare nga tifoja në një kamp përqendrimi.