E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatër Aleksandër Mosiu festoi mbrëmë 57-vjetorin

Durrës, 11 janar NOA - Teatri Aleksandër
Moisiu festoi mbrëmë në darkë 57-vjetorin e themelimit, në një atmosferë të
ngrohtë ku merrnin pjesë jo vetëm artistë, miq dhe dashamirës të teatrit, por
edhe ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferi dhe kryetari i Bashkisë, Vangjush
Dako.

Urimi i të gjithë aktorëve të kësaj trupe
ishte premiera më e re e saj Ana Kristi 
fituese e çmimit Pulitzer e dramaturgut amerikan Eegene ONeili, vënë në
skenë nga regjisorja  Driada Dervishi, me
aktorët: Klodjana Keco, Lisen Bashhysa, Marvin Tafaj, Sanie Hoti, Xhelal Tafaj,
Mimoza Marjanaku.

Ana Kristi një nga dramat më të mëdha të
kohës, me një tingëllim tejet njerëzor, 
impresivisht të vërtetë në karakterin e saj dhe në momentet më
kulminante, intensivisht dramatike ishte vetëm fillimi i një mbrëmjeje festimi,
që tregoi edhe njëherë vështirësitë dhe mbijetesën e kësaj trupe, edhe pse
tashmë me një numër të konsiderueshëm aktorësh.

Teatri dramatik i Durrësit Aleksandër Moisiu
është pagëzuar me këtë emër që kur u themelua në vitin 1953 teatri dramatik i
qytetit.

Ai ka qenë një shkollë e vërtetë për shumë
artistë të talentuar, të cilët më pas u quajtën me të drejtë si disa nga
figurat e rëndësishme të artit skenik dhe kinematografik.

Teatri Aleksandër Moisiu kishte një trupë
jashtëzakonisht të pasionuar, të talentuar por edhe shumë serioze dhe të
predispozuar për punë. Emra si Nikolin Xhoja, Vangjel Heba , Marta Burda,  Spiro dhe Vera Urumi, Teodor Upi, Filika
Dimo, etj janë artistë të vërtetë me emër , të cilët u bënë plejada e parë e
aktorëve që më pas u dhanë më të rinjve 
si Mirush Kabashi, Guljelm Radoja, etj profesionin, pasionin,
seriozitetin.

Ata me talentin dhe përkushtimin e tyre i
dhanë një bagazh kulturor qytetarëve të qytetit 
dhe hodhën bazat për një teatër profesionist.

Teatri Aleksandër Moisiu ishte teatër i
dramës, por edhe i satirës dhe i humorit, ku shkëlqejnë emrat e Ramazan Njalës,
Fadil Hasës, Muharrem Hoxhës.

Në këtë aspekt ato dallonin nga teatrot e
tjerë dhe mirëpriteshin në të gjitha rrethet dhe qytetet e ndryshme, ku ky
teatër kishte gjithmonë salla të garantuara si rezultat i aftësisë, talentit
dhe i shfaqjeve shumë të bukura që realizonte teatri i Durrësit.

Atje kanë kontribuar regjisorë të ndryshëm
duke filluar nga Vangjel Heba, Haxhi Rama, Mario Ashiku, Gjergj Vlashi e deri
tek më të rinjtë si Driada Dervishi, etj.

Teatri Aleksandër Moisiu mund të kujtohet
edhe për vënien e shfaqjes së parë muzikore Fllad Pranveror, në gjininë e
vodevilit, në vitin 1953, me aktorët Ferial Meçule (Alibali), Esma Agolli, etj.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›