E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avdic lavdëron Bajramin

Denni Avdic dhe Emir Bajrami janë dy talentët më të mëdhenj të Elfsborgut, aktualisht. Futbollisti suedez e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij nga Kosova, me të cilin ka raporte mjaft të mira, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. “Ai i ka marrë gjithë ato që i meritonte. Ai ishte mjaft i mirë gjatë tërë sezonit”, ka thënë Avdic, për uebfaqen suedeze, fotbollDirekt.se.

Është e qartë se Emir Bajrami ka zgjuar interesim shumë më të madh tek skuadrat evropiane, sesa Avdic. Megjithatë, ata janë dy talentë të deklaruar të Elfsborgut dhe të kampionatit suedez. “Shpresoj që të arrij në një klub të madh evropian dikur. Unë shpresoj dhe besoj në vetvete”, vazhdoi ai. Mesfushori ofanziv nuk ka aspak inat në Bajramin, ngase futbollisti me prejardhje boshnjake, ka bërë progres të jashtëzakonshëm gjatë sezonit që shkoi.

“Absolutisht jo. Unë koncentrohem tek loja ime, kështu që nëse ndonjë skuadër interesohet për mua, i takon atij ekipi të bëjë hapa përpara. Mirëpo, Emiri sigurisht se meriton një kujdes të veçantë. Unë e pres momentin tim, sepse isha në një moment, kur nuk po mund të luaja shumë. Duhet të kem durim”, tha 21-vjeçari, i cili e ka zhvilluar një ndeshje me Kombëtaren A të Suedisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›