Kelmendi e Gjakova për Kupën Botërore

Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg), më 30 dhe 31 janar, do të marrin pjesë në Kupën Botërore që mbahet në Sofje të Bullgarisë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
“Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën e parë botërore për këtë vit të kategorisë A, e vlefshme për pikë për ranglistën botërore të xhudos. Kupa botërore në Sofje mbahet për seniore, e cila do të jetë një garë shumë e fortë. Mirëpo, pas kësaj gare, xhudistet dhe xhudistët tanë i presin edhe garat si ‘Grand Slam’, Superkupa botërore në kategoria A, që mbahet në javën e ardhshme në Francë”, ka thënë Kuka, i cili pret që Kelmendi e Gjakova në Sofje ta prezantojnë denjësisht Kosovën dhe të fitojnë pikë të reja olimpike.