"Ave Maria", në TK për Krishtlindje
"Ave Maria" titullohet koncerti që do të shfaqet më 24 dhjetor me rastin e Krishtlindjes, i cili organizohet nga Shoqata Artema dhe Kamerata e Tiranës. E ftuara speciale e mbrëmjes është këngëtarja mexosoprano, Enkelejda Shkoza, mjaft e njohur edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Kamerata e Tiranës do drejtohet nga dirigjenti i famshëm francez Jean Michel Ferran. Mbrëmja Gala "Ave Maria" do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me fondacionin shqiptar "Domenick Scaglione". Të gjitha të ardhurat e biletave të aktivitetit do të shkojnë në ndihmë të Fondacionit, i cili për këtë fundvit i kushtohet ndërtimit të "Qendrës Mjekësore Kombëtare për Fëmijë".