E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Mal i Zi, marrëveshje për kulturën

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Shqipërisë, Ylli Pango, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në Malin e Zi. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi me homologun Branislav Micunoviç rreth mundësive për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e kulturës mes të dyja vendeve. Bisedimet mes tyre u zhvilluan në Podgoricë. Për të dy ministrat ky takim ishte shumë i rëndësishëm. Ata theksuan vendosmërinë për bashkëpunimin kulturor mes vendeve. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fusha si kinematografi, teatër, muzikë, letërsi, arte vizive, trashëgimi kulturore, kërkime arkeologjike, ngritjen e muzeut etnografik në Muriq, bashkëpunim në iniciativën e Unionit të Mesdheut etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›