"Pax Dei" feston 15-vjetorin në TKOB
Sot, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, festohet 15-vjetori i grupit koral "Pax Dei". Me pjesëmarrjen e solistëve Marjana Leka e Kastriot Tusha, si dhe nën drejtimin e mjeshtres Suzana Turku Kashara, mbrëmja koncertore e organizuar me këtë rast, do të ketë të pranishëm edhe solistët e korit Roza Topi, Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Aleksandër Rrapi, Pandush Koko, Lindita Kola, etj. Me këtë rast, sot paradite do të promovohet edhe libri "Zana dhe Pax Dei i saj" me autor Zamir Këlliçin dhe Agron Gashin. Ndërkaq do të shfaqet edhe filmi dokumentar i RTSH-së kushtuar korit "Pax Dei" me autorë Ëngjëll Ndocaj dhe Bujar Kore. Për herë të parë, grupi koral "Pax Dei" u ngjit në skenë mbrëmjen e 7 korrikut të vitit 1993.