E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avenir Peka merr drejtimin e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave

Avenir Peka do të drejtojë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama, duke iu referuar burimeve të saj.

Peka ka mbajtur deri në këto momente postin e zëvendësministrit të Brendshëm dhe është bërë i njohur vetëm për një incident, atë kur urdhëroi shefin e forcave speciale, Shemsi Prençi, të shtypte një protestë të opozitës në zonën e Kamzës.

Peka do të zëvendësojë në këtë detyrë Elvis Çefën, pasanikun riosh (sipas deklarimit të pasurisë), që ka zënë postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›