E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Me Berishën nuk do ketë kurrë demokraci dhe zgjedhje të lira

Kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, është shprehur në një intervistë për Shqiptarja.com, se ndërkombëtarët dhe PS e kanë toleruar shumë Berishën, i cili ka zaptuar gjithë institucionet e pavarura. Ai pohon se sa të jetë Berisha në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë demokraci dhe zgjedhje të lira.

Tentativa për të pasur demokraci me një regjim antidemokratik, i cili në të gjitha rastet ka vjedhur votat duke tjetërsuar rezultatin, që pushton dhe dhunon institucionet kushtetuese e të pavarura, është absurditet. Dhe mua më vjen keq që këtë tentativë për një demokraci me Berishën e kanë pasur disa nga ambasadorët e rëndësishëm këtu, por dhe opozita shqiptare, shprehet Gjinushi.

Ambasadorët e BE e të vendeve të rëndësishme kanë harruar kushtet e vëna nga KE, reforma parlamentare, lufta ndaj korrupsionit bashkëpunimi politik, kushte të rëndësishme për integrimin në BE, dhe tashmë kanë gjetur të merren me heqjen e imunitetit, vijon më tej Gjinushi, duke theksuar se, Garancia vjen vetëm me largimin nga drejtimi të të gjithë atyre që përmbajnë elementë të vullnetit negativ dhe ky është Sali Berisha. Sa për të tjerët, Presidenti, kreu i SHISH, nënkryetari i KLD etj. janë vetëm emra, pasi nuk ka asnjë rëndësi se kush është në këto poste. Ata të gjithë do jenë pjesë e zinxhirit të manipulimit të zgjedhjeve, të korrupsionit, të mosfunksionimit të institucioneve dhe bllokimit të ecjes para të vendit. Fijet e tyre i tërheq dhe i lëviz vetëm një njeri, Sali Berisha, i cili duhet të largohet sa më parë. Nuk duhet të ketë asnjë iluzion, as nga ndërkombëtarët e as nga PS se me këtë njeri mund të ketë reforma apo demokratizim të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›