E Diel, 1 Nëntor 2026

Aventura shqiptare Flamurtari e Vllaznia ne Evrope

Flamurtari dhe Vllaznia nisin sot në mbremje aventurën e tyre në evropiane, pasi do të luajnë ndeshjet e vajtjes në turin e parë paraeliminator të Ligës së Evropës. Pas një sezoni të të mbyllur me vendin e dytë në Superligë, skuadra vlonjate e drejtuar nga Gugash Magani do të zbresë në orën 21:00 në stadiumin Podgoricës, për t’u përballur me vendasit e Buducnost.

Një kundërshtar aspak i lehtë për Flamurtarin, që është dhe skuadra e vetme shqiptare që ka kaluar dy ture në Kupën UEFA të sezonin 1986/87. Magani dhe të besuarit e tij do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të pritur më të qetë ndeshjen e kthimit që do të luhet në Vlorë. Një mision i vështirë për kuqezinjtë që do të përballen me një nga skuadrat më të mira të Malit të Zi që nga ndarja me Ish-Jugosllavinë.

Vlonjatët vijnë në këtë sfidë pa dy prej talenteve të sezonit të fundit si Roshi e Zeqiri, ndërsa përforcimi i vetëm është Arbri që do të pozicionohet në grahun e djathtë të mbrojtjes. Gjithsesi, Magani pritet të zbresë në fushë me dy sulmues, ku Xhafaj do të ndihmohet nga Shehaj, që zëvendëson Plakun e dëmtuar.

Më i lehtë duket misioni i Vllaznisë, që në turin e parë të Ligës së Evropës do të përbnallet me maltezët e Birkirkara. Kjo e fundit është skuadra më e mirë e futbollit modest të Maltës, por trajneri i shkodranëve Mirel Josa ka kërkuar kujdes nga futbollistët e tij për të mbyllur kualfikimin që në transfertë. Për këtë mision, tekniku do t’i besojë emrave që mbyllën sezonin e fundit të Superligës ndërsa sulmi me Sukaj dhe Vajushin do të kërkojnë të shënojnë golat e rëndësishëm të transfertës.

Nertan Prifti 
Azhornuar së fundi ( e enjte , 30 qershor 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›