E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen gazetaret franceze. Mbi nje vit ne Afganistan

Një vit e gjysmë pas kapjes në Afganistan  më në fund dy gazetarët francezë janë lënë të lirë. Mengjesin e sotëm ata zbritën në tokën franceze e para kolegëve folën për kushtet e vështira të jetesës e për mbajtjen peng për plot 547 ditë, ndonëse siç theksuan dhe vetë asnjëherë nuk u kërcënuan për jetën e tyre.

Gazetarët francezë, Stefan Taponie dhe Herve Geskuar, u larguan nga Kabuli drejt Parisit, disa orë pasi u lanë të lirë nga talibanët. Familjarët e mësuan lirimin e tyre  ndërsa në Paris po organizohej i disati manifestim  për të shprehur solidaritet e për të sensibilizuar autoritetet  për çështjen.  Paraprakisht zyrtarët  bënë të ditur se gazetarët ishin “çuditërisht në gjendje të mirë mendore dhe shëndetësore”.

Kamermani Tapoiner dhe reporteri Geskuar, ishin pjesë e ekipit të rrjetit televiziv shtetëror, France 3, e u rrëmbyen në nëntor të vitit 2009, në malet Kapisa, një rajon i trazuar në lindje të kryeqytetit afgan, Kabul.

Ministri i jasht ëm Alain Juppé mohoi që Franca të ketë paguar  për lirimin e tyre duke theksuar nga ana tjetër bashkëpunimin me qeverinë afgane e presidentin Hamid Karzai. Me ta u lirua dhe Reza Din, përkthyesi afgan i gazetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›