E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Felaj: Berisha të japë llogari për internimet

Deputetja Ermonela Felaj u shpreh se Berisha duhet të japë llogari për internimin të dy mjekëve të pafajshëm. “Jam shumë dakord me ata që thonë kush ka kryer krime në të shkuarën, duhet të largohet nga jeta publike, prandaj kam një pyetje për Sali Berishën: A nuk është koha zoti Sali, që shqiptarët ta dinë të vërtetën e internimit të dy mjekëve të pafajshëm, burrë e grua, që ju personalisht, si Sekretar i Partisë së Enver Hoxhës, i persekutuat deri sa përfunduan në kamionin e Degës së Brendshme me gjithë plaçkat e shtëpisë?!”, u shpreh ajo.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›