E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Mbajtja e shamisë nuk është e mirëpritur

Versajë- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy konfirmoi sot, në një fjalim të mbajtur para senatorëve dhe deputetëve të mbledhur në Versajë, se mbajtja e shamisë, është shenjë e robërimit të grave ndaj nuk është e mirëpritur në Francë.

''Mbajtja e shamisë, pëlhurë e mbajtur kryesisht në Afganistan, nuk është një shenjë fetare, por është një shenjë e robërimit të gruas'', konfirmoi Sarkozy.

"Këtë doja ta thosha solemnisht. Mbajtja e shamisë nuk do të jetë e mirëpritur në territorin e Republikës Franceze'', shtoi ai.

"Ne nuk mund të pranojmë në vendin tonë gra të burgosura pas një veshjeje, të shkëputura nga gjithçka e jetës sociale, të privuara nga çdo identitet'', shtoi ai.

"Laiciteti, nuk është refuzimi i të gjitha feve. Është një princip neutraliteti dhe respekti'', konfirmoi Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›