BB: Kriza rrezikon vendet më të varfra
Uashington- Banka Botërore paralajmëroi sot se kriza ekonomike globale po shndërrohej në katastrofë humanitare për vendet më të varfra. Në raportin më të ri për situatën globale ekonomike, Banka Botërore theksoi se rritja ekonomike në vendet në zhvillim sivjet do të bjerë vetëm 1,6 për qind.
Me analizën, që parashikon rënie të rritjes ekonomike gjatë vitit 2009 në të gjitha vendet në zhvillim, nuk janë përfshirë ekonomia kineze dhe indiane.
Banka Botërore pohon se rënia drastike e derdhjes së kapitalit në vendet në zhvillim do të detyrojë shumë prej tyre një kohë të gjatë të mbeten nën recesion për shkak mungesës së investimeve të reja.