E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, boterori kalon nga Tirana

Aranit Muraci

Kombetarja shqiptare pas emerimit te trajnerit te ri, Josip Kuzhe ka si qellim per ndeshjet e mbetura ne eliminatoret e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010", qe te reformoje skuadren, per te qene me e forte dhe e fresket ne kompeticionin tjeter evropian. Ndeshja me Portugaline do te jete nje "ceshtje" prestigji per kuqezinjte, ne rast se arrijne nje rezultat pozitiv, por ndryshe po perjetohet kjo sfide ne Portugali. Ekipi i Kristiano Ronaldos eshte vene ne presion te madh, sepse i duhet fitorja ne Tirane, qe ne boterorin e ardhshem te jete edhe lojtari me i mire i botes. Trajneri i Portugalise, Karlos Kueiroz theksoi se Portugalia ka vetem nje alternative me 6 qershor ne Tirane. Portugezeve iu duhet fitorja dhe per kete arsye ata jane pergatitur qe te arrijne objektivin, per t'u kualifikuar ne finalet e Kupes se Botes. Aktualisht pozitat e Portugalise ne grupin e pare jane te veshtira, pasi ata kane arritur vetem nje fitore dhe kane grumbulluar gjithsej gjashte pike, ne pese ndeshje. Trajneri i Portugalise, e di se perseritja e nje rezultati si ne ndeshjen e pare mes dy perfaqesuesve, ka te ngjate qe te largoje ate nga stoli i Portugalise. Kombetarja shqiptare vizitoi Bragen, pak muaj me pare dhe mori nje barazim historik ndaj Portugalise, ndonese kuqezinjte mbeten per shume minuta me 10 lojtare ne fushe, pas daljes se Telit me karton te kuq. Por kjo ndeshje do te jete e para edhe per trajneri i ri te kombetares sone, Josip Kuzhe, qe eshte ulur ne vend te Ari Hanit. Shqiperia ndodhet aktualisht ne vend te 92-te, sipas renditjes se FIFA-s dhe kjo ishte nje arsye me shume qe ekipi mori kritika per lojen e dobet, karshi kuqezinjve. Sipas medieve portugeze, nje disfate e dyte ne Tirane, do te jete e patolerueshme, jo vetem per trajnerin por edhe lojtaret do te jene ne ditet e lamtumires me kombetaren. Portugalia pozicionohet mes 10 me te mirave te botes, ne klasifikimin e FIFA-s dhe mospjesemarrja ne boteror do te thote deshtim. Kueiroz do te mbeshtetet tek kapiteni dhe "Lojtari i Vitit", Kristiano Ronaldo, per te arritur fitoren ne Tirane dhe ne ndeshjet e ardhshme, qe ekipi i tij te kualifikohet ne Boteror. "Asi" i futbollit boteror ka deshtuar ne tre ndeshjet e kaluara, duke mos e gjetur rrugen e rrjetes. Portugalia, loja e se ciles bazohet tek lojtari i Mancester Junajtid, rrezikon qe te skualifikohet ne finalet e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010".

Grupi 1

Me 6 qershor do te luhen dy ndeshje nga grupi i pare, ku ben pjese edhe Shqiperia. Keshtu, Suedi-Danimarke do te luhet ne Solna dhe paralelisht ne Tirane, Shqiperia do te prese Portugaline. Me 10 qershor ne Gotenborg do te luhet ndeshja, Suedi- Malte.

Memelli largohet nga grumbullimi

Migen Memelli nuk eshte riaftesuar ne kohe dhe eshte larguar para kohe nga ekipi kombetar, qe po vijon stervitje ne Durres, me nga dy seanca ne dite. Golashenuesi me i mire i kampionatit tone ne edicionin e fundit, pesoi nje demtim ne ndeshjen finale, me Vllaznine. Ai pas thirrjes ne kombetare u prezantua ne Durres, por duke qene se nuk eshte riaftesuar dhe ne pamundesi per te luajtur ne ndeshjet e radhes, ka marre leje per te nisur nje faze pergatitjeje individuale, qe te riaftesohet sa me shpejt te jete e mundur. 27 emra kishte planifikuar trajneri Kuzhe, per dy ndeshjet e radhes.

Para Portugalise, sot nje test me U-17

Kombetarja do te zhvilloje sot pasdite ne "Niko Dovana" te Durresit, nje ndeshje kontrolli me kombetaren e U-17, ne vigjilje te sfides se 6 qershori kunder Portugalise. Trajneri kuqezi Kuzhe do te shohe per here te pare, ne nje ndeshje testuese gjendjen e te gjithe lojtareve qe ka thirrur per ndeshjen debutuese ndaj Portugalise. Ne dispozicion te trajnerit kroat Josip Kuzhe kane qene te gjithe lojtaret, nje pjese e mire e te cileve kane mberritur dje ne mbremje. Kosovaret qe luajne ne Ukraine, Curri dhe Dallku, si dhe Cana, Bogdani dhe Skela, kane qene te impenjuar me ekipet e tyre ne fundjave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›