Presidenti Obama nis turneun në Lindjen e Mesme dhe Europë
Presidenti amerikan Barak Obama filloi turneun e tij 5 ditor në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Ndalesa e parë ishte Riadi, ndërsa sot kreu i Shtëpisë së bardhë pritet të takohet me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite. Të enjten Obama udhëton drejt Kairos për një fjalim që presidenti do të japë një Universitetin e Kajros dhe po pritet me padurim. Në një intervistë, zoti Obama tha se ai do t’i rikonfirmojë botës se Shtetet e Bashkuara do t’u qëndrojnë vlerave të tyre të rëndësishme edhe kur është e vështirë, jo vetëm kur është e lehtë. Presidenti amerikan do të largohet nga Egjipti në drejtim të Gjermanisë ku do të vizitojë kampin e përqendrimit Bushenvald. Dhe më pas ai do të shkojë në Francë ku do të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 65-vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi, në Luftën e Dytë Botërore.
3 Qershor 2009