E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Fusnota nuk vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës

Rama tha se ky është një hap i rëndësishëm që mundëson përfaqësimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur në procesin e integrimit Evropian dhe nismave rajonale.

“Përdorimi i fusnotës duhet lexuar si një hap që i krijon dy shteteve përparimin në rrugën e tyre të përbashkët evropiane si dy shtete të pavarura dhe sovrane, dhe në asnjë rrethanë nuk vë në pikëpyetje vullnetin Sovran të popullit të Kosovës, shpallur më 17 Shkurt 2008”, thotë Rama.

“Marrëveshja mundëson çeljen negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. E në të njëjtën kohë, ndikon pozitivisht në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, shton Rama në komunikatën e lëshuar nga selia rozë./Start/

                                                                                             2012-02-25 08:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›