E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e Kuranit Obama kerkon falje

Presidenti, Barak Obama i ka kërkuar falje popullit afgan pas djegies së Kuranit nga trupat amerikane në bazën e Shteteve të Bashkuara.Në një letër dërguar presidentit, Hamid Karzai, Obama shpreh shqetësimin e tij të thellë duke shtuar se incidenti ishte një gabim fëmijëror.Protestat kundër këtij akti kanë vazhduar për të tretën ditë rradhazi në të gjithë veri-lindjen e Afganistanit. Dy ushtarë të huaj, të cilët besohet se ishin ameriakën, u vranë, mes tyre edhe 6 afganë. Të mërkurën, shtatë persona të tjerë u vranë e dhjetra u plagosën në protesta.Presidenti amerikan Obama, në letrën drejtuar ambasadorin amerikan në Afganistan, thotë se autoritetet do të marrë në pyetje të gjithë përgjegjësit e këtij akti. "Unë përcjell simpatitë e mia të thella dhe kërkoj nga ju dhe populli juaj të pranoni keqardhjen time më të thellë", thuhet në letrën e Obamës. Presidenti Karzai u tha antarëve të parlamentit afgan se një zyrtar amerikan ishte përgjegjës për djegien e Kuranit. Ai theksoi se kjo ishte bërë nga injoranca. Pavarësisht ndjesës së kërkuar nga Obama, turma protestuese ka lëshuar parrulla kundër tij, kanë gjuajtur gurë dhe kanë djegur flamurin amerikan.Ndërkohë talebanët i kanë bërë thirrje afganëve të vrasin e torturojnë të gjitha ato forca, si kundërpërgjigje ndaj ofendimit të Kuranit. Në një deklaratë të një zëdhënësi të talebanëve thuhet se afganët duhet të ndalojnë protestat dhe të sulmojnë bazat ushtarake dhe personelët të cilët nuk do të guzojnë më të ofendojnë Kuranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›