Australi Rud sfidon kryeministren Gilard

Ish-ministri i jashtëm i Australisë Kevin Rudd ka deklaruar se do të dalë kundër kryeministres Julia Gilard në zgjedhjet partiake të së hënës. Gillard, e cila e rrëzoi nga posti i kryeministrit Rudd në vitin 2010 tha se ish-ministri kërkon ta sfidojë atë për çështje të larta. Duke folur në Melburn pas zotit Rudd, ajo pyeti kolegët për mbështetjen, duke theksuar se ajo ishte zgjedhja e duhur.
Rudd dha dorëheqjen si ministër i jashtëm në një konferencë shtypi në Uashington të martën. Ai ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 dhe gëzon një mbështetje të gjerë në sondazhet e opinionit publik.
"Unë dua të përfundoj punën që populli australian më zgjodhi të bëjë kur ata më zgjodhën si kryeministër të vendit," tha ai, për gazetarët në Brisbane vetëm disa orë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. Rudd u përqëndrua në rëndësinë për të mposhtur liderin e opozitës, Toni Abbott në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2013.
Gillard nga ana tjetër, u kërkoi votuesve të perkrahin atë. “Australianët mund të ketë besim te unë, pasi jam personi i duhur” tha Gilard. Ndërsa analistët politikë thonë se Gillard aktualisht ka mbështetjen e të paktën dy të tretave të 103-anëtarëve të grupit të Punës .