E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët e Dritan Dajtit “braktisin” procesin



TIRANE - Gjykata për Krimet e Rënda shtyu dje procesin gjyqësor në ngarkim të Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e 4 policëve në Durrës dhe dy të bashkëpandehurve të tij, Ergest Xhoxhi dhe Mariglen Muça. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mbetja pa mbrojtje e të pandehurit Xhoxhi. Ndërkohë që avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata, për mbrojtjen e interesave të të pandehurit Dritan Dajti, paralajmëroi ardhjen e tij në gjykatë në seancën e ardhshme. “Kam kontaktuar me klientin tim dhe më ka pohuar se në seancën e ardhshme do të jetë i pranishëm”, u shpreh avokatja Valentina Teodoresku. Avokati tjetër në proces u largua dje nga seanca për arsye familjare. Për rrjedhojë mbeti pa mbrojtje i pandehuri Ergest Xhoxhi, që çoi më pas në dështimin e seancës. Seanca e djeshme ishte e 11-ta në radhën e seancave të këtij procesi. I pandehuri kryesor i kësaj dosjeje, Dritan Dajti, nuk është paraqitur në asnjë seancë. Në njoftimet dërguar gjykatës, Dajti ka pretenduar pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur para togave të zeza. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›