Liria e mohuar e lëvizjes së lirë
Arben MALAJ
“Liria e qarkullimit në BE është themelore
për të lejuar popujt e Ballkanit Perëndimor
të ndihen anëtarë me titull të plotë të familjes evropiane”.
Franco Frattini - Bernard Kouchner
Historia e Evropës së Bashkuar është një histori e suksesshme, duke larguar konfliktet dhe luftërat nga kontinenti ynë i vjetër dhe duke garantuar paqen e prosperitetin në hapësira gjithnjë në rritje. Bashkëpunimi për krijimin e tregut unik midis vendeve anëtare ka ecur më mirë së bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Projekti ekonomik i Evropës së Bashkuar u bazua në katër liritë themelore, lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.
Lëvizja e lirë e punëtorëve, edhe pse është një parim themelor i Bashkimit Evropian, i qartësuar në nenin 39 të Traktatit Themelues të BE-së, ka ecur më ngadalë së tre liritë e tjera.
Ekonomikisht është vërtetuar se mos hapja e tregut të punës i ka penguar efektet e politikave ekonomike BE-së. Teknokratët e Brukselit shpesh i kanë parë me syze të trasha kostot që mund të sillte zgjerimi i zonës Shengen dhe hapja e tregut të punës. Për të justifikuar qëndrimet hezituese për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe hapjen e tregjeve të punës, burokratët ekzagjerojnë efektet negative të hapjes dhe minimizojnë efekte pozitive të lëvizjes së lirë. Për politikanët e qëndrimeve nacionaliste, debati ndaj emigracionit, frika ndaj terrorizmit, përkeqësimi i papunësisë gjatë krizës globale, kanë qenë mundësi shumë e mirë për të rritur influencën e tyre politike në disa vende të BE-së. Studimet para vitit 2004 parashikonin së 2-4 % e popullsisë së shteteve të reja anëtare “do të emigronte afatgjatë në vendet EU15. Kjo shifër ishte rreth 1 % e popullsi së EU-15.
Në vitin 2005, përqindja e popullsisë në moshë pune nga dhjetë vendet e reja anëtare në EU- 15 “ishte tepër e vogël, duke filluar nga 0.1 % në Francë dhe Holandë në 1.4 % në Austri dhe 2 % në Irlandë”.
Jo vetëm gjeografikisht, Shqipëria është një vend evropian, por përfitimet e integrimit evropian për ekonominë shqiptare pengohen nga mungesa e lëvizjes së lirë.
Lëvizja e lirë e shqiptarëve nuk është thjesht një mundësi që të udhëtojnë jashtë vendit, por edhe për ardhjen lirisht të qindra mijëra shqiptarëve, që prej vitesh ndodhen në emigracion. Lëvizja e lirë dhe më vonë mundësia për t’u punësuar në çdo vend të BE-së, do të sjellin përfitime reciproke. Një studim i bërë në vitin 2009 vërteton se vendet me politika fleksible për tregjet e punës, kanë përfituar më shumë, duke përzgjedhur fuqi punëtore të mirëkualifikuar dhe të mirë-arsimuar nga vendet e reja të BE-së. Studimet qartësojnë se qëndrimet kufizuese ndaj lëvizjes së lirë nuk e kanë ndalur emigrimin. Vetëm kanë përkeqësuar strukturën e tij, pasi emigracioni ilegal nuk është penguar dot. Ekspertët evropianë konkludojnë se lëvizja e lirë dhe hapja e tregut të punës është jo vetëm një parim themelor i Bashkimit Evropian, por ka ndikuar pozitivisht për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemeve sociale të vendeve anëtare dhe për të forcuar aftësinë konkurruese të BE-së në tregjet globale.
Përfitimet e BE-së duken të qarta, kostot e vendeve të Ballkanit nga mohimi i lëvizjes së lirë duhet të njihen më mirë nga teknokratet e Brukselit. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, çdo vonesë në lëvizjen e lirë, është një zgjatje e mohimit 65-vjeçar të një prej të drejtave themelore të evropianëve.
Lidershipi politik në BE, kohët e fundit po ofron lëvizjen e lirë edhe për vendet jo anëtare, kjo filozofi mund të aplikohet edhe për tregun e punës dhe fondet e BE-së. Aplikimi i politikave të suksesshme të BE-së (që aplikohen për vendet anëtare) përpara se vendet tona të bëhen vende anëtare, nuk duhet të jetë strategjia e vonesave të tejzgjatura për anëtarësimin e plotë të vendeve tona, por për një përafrim sa më natyror me standardet e Evropës së Bashkuar.Vullneti politik i BE-së është i qartë, mundësia për të përfituar lëvizjen e lirë është shumë më e madhe se kurrë ndonjëherë.
Liria e lëvizjes ka disa vite që nuk pengohet më nga politikat strikte të Brukselit, por nga dështimet tona të përsëritura.