“Berisha-Rama” në sfondin e debateve britanike
BELINA BUDINI
Ngase konfrontimi në distancë ndërmjet tyre nuk ka munguar kurrë, mund të duket sikur i kemi parë gjithnjë përballë. Ngase mesazhet dhe akuzat që i adresojnë njëri-tjetrit publikisht janë nga më frekuentet dhe banalet, mund të duket sikur atmosfera e debatit ndërmjet tyre është e tejngopur. Ngase hyjnë çdo ditë në shtëpitë tona përmes ekranit televiziv, mund të duket sikur një tjetër prani e tyre në televizion është e fundit gjë për të cilën kemi nevojë. Edhe pse këto konstatime mund të jenë mëse të drejta, ato nuk e kapin të gjithë tablonë: as në sfondin shqiptar të zhvillimeve politike e mediatike dhe as në sfondin e momentit britanik, që përbën zhvillimin e fundit ndërkombëtar në këtë drejtim.
Një debat ndërmjet liderëve shqiptarë të politikës, sigurisht pak gjasa do të kishte të zhvillohej në dinamikën e një debati televiziv si ai që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Manchester ndërmjet Gordon Brown, David Cameron dhe Nick Clegg. Kontrastet ndërmjet traditave politike dhe mediatike të dy vendeve janë të forta. Megjithatë publiku shqiptar ka edhe më shumë arsye se ai britanik që ta ketë një debat të tillë. Debati në fjalë është konsideruar historik për Britaninë e Madhe, pavarësisht traditës unike të këtij vendi për t’i vënë përballë liderët e vet në House of Commons, në një formë po aq unike (Prime Minister’s Question Time), sigurisht të transmetuar direkt në televizion. Megjithatë kjo nuk konsiderohet më arsye e mjaftueshme që publiku britanik të privohet nga një debat elektoral televiziv ndërmjet liderëve kryesorë të politikës së tyre. Në fakt, një përballje e tillë publike konsiderohet oportunitet i rrallë në radhë të parë për publikun, edhe pse sigurisht është një mundësi edhe për vetë politikanët, për t’u folur drejtpërdrejt votuesve në kushtet e një shikueshmërie shumë të lartë. Debate të tilla përbëjnë momentet e vetme spontane në kushtet e fushatave moderne elektorale, ku çdo takim publik i politikanëve ka një koreografi dhe regji dhe ku kandidatët janë nën kontroll të plotë të teksteve apo skripteve. Debatet direkte televizive i japin gjithashtu mundësi publikut për të kuptuar më mirë psikologjinë e kandidatëve dhe jo vetëm politikat e tyre. Ja përse debate të tilla konsiderohen shpesh të rrezikshme dhe politikanët u shmangen jo pak.
Debati i parë i liderëve të politikës britanike, që do të pasohet nga tre të tjerë në televizion (ndërsa është ndjekur nga rreth 10 milionë shikues), është komentuar nga CNN si shpëtimtari i vërtetë i këtyre zgjedhjeve, që i dha mundësinë një pjese të mirë të publikut të mësonte në 90 minuta më shumë për politikat e partive kryesore se kurrë më parë. Kjo sigurisht, ka të bëjë edhe me mënyrën se si u zhvillua ky debat, duke filluar që nga përdorja e kohës televizive që i jep debatit një dinamikë krejt tjetër nga ajo që vihet re në televizionet shqiptare, ku ende dominon monologu i gjatë i të ftuarve në formate sterile, mëse të parashikueshme dhe të mërzitshme. Patëm rastin ta vërejmë këtë në daljet televizive (sigurisht solo) të liderëve tanë politikë gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, por tendenca vazhdon me debatet aktuale politike që kanë arritur fazën e shterpësisë maksimale. Situata është vërtet komplekse po të mbahet parasysh që nuk bëhet fjalë thjesht për mungesën e vullnetit dhe dëshirës të liderëve për të dalë në debate publike përballë njëri-tjetrit, por edhe për bllokimin e debatit nga ana e tyre, duke mos lejuar përfshirjen në debate reale të politikanëve të tjerë të formacioneve të tyre, pa përmendur selektimin e gazetarëve që duan përballë në rastin e formateve të tjera për të cilat bien dakord.
Kësaj atmosfere të përzishme televizive, i shtohet edhe mungesa e debatit real në Parlament, ndërmjet vetë liderëve si edhe ndërmjet aktorëve politikë të kampeve përkatëse. Në secilin rast problemi nuk qëndron te humbja e shansit për të soditur një copëz spektakli politik, të mbushur me akuza dhe kundërakuza deri në sharje e fyerje reciproke. Këto të fundit nuk na kanë munguar asfare. Ato që na mungojnë janë përballjet fertile, debatet reale dhe jo vetëm ndërmjet dy protagonistëve kryesorë, në fakt. Ato që na mungojnë janë pikërisht shkëmbimet informative, lakonike, inteligjente dhe fleksibël, që publiku britanik pati rastin të ndjekë në debatin elektoral ndërmjet tre liderëve kryesorë politikë të vendit të vet. Ky nuk është një maksimum, është një normalitet demokratik, për të cilin duket se publiku dhe shoqëria shqiptare është mëse gatshme, përkundër pretendimeve të atyre që problemin vazhdojnë ta kërkojnë te shoqëria, audienca apo publiku i papërgatitur për normalitetin e jetës politikës dhe mediatike në vend.