Avokatët e Kumbaros në gjyq: Hiqni arrestin
Iir Kumbaro u arrestua afro një vit më parë në Londër, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për rrëmbimin me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës. Një gjykatë e Londrës ka vendosur për ekstradimin e tij.
TIRANE- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda do të vendosë për fatin e ish-shikasit Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha 14 vjet më parë në Tiranë. Dy avokatët e zgjedhur me prokurë nga Kumbaro, i janë drejtuar shkallës së dytë të gjyqësorit me kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë për klientin e tyre. Sipas avokatëve, prokuroria nuk ka kërkuar masë të re sigurie për Kumbaron, ashtu siç ka vepruar për të pandehurit e tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, ish-punonjës të SHIK-ut. Në kërkesën që tashmë po shqyrton Apeli i Krimeve të Rënda, mbrojtësit e Kumbaros argumentojnë se masa e sigurimit personal "arrest me burg" ndaj klientit të tyre është vendosur më 18 shkurt 2003. Kumbaro është shpallur në kërkim, pasi dyshohet për veprat penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe të "torturës", kryer në bashkëpunim. Pak muaj më vonë, për mungesë provash dhe faktesh, çështja ndaj Kumbaros dhe të pandehurve të tjerë, Sefgjini, Koldashi dhe Budion Meçe, është pushuar. Tri vite më vonë, me vendimin nr. 146, dt.08.09.2006 të prokurorit të përgjithshëm është vendosur rifillimi i hetimeve. Dosja ka kaluar për kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi më pas në gjykatë vendosjen e një mase sigurie për të pandehurin Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Avokatët pretendojnë se masa e sigurisë e vendosur ndaj Kumbaros në vitin 2003 i ka humbur efektet e saj, për pasojë është shuar. Tre ish-shikasit, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës më 21 tetor 1995, në Tiranë. Remzi Hoxha dyshohet të jetë torturuar dhe zhdukur në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës.
(s.g/BalkanWeb)