Vlore, kontroll për cilësinë e ushqimeve në treg
Bashkia Vlorë, Drejtoria e Shëndetit Publik dhe ajo e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kanë nisur një kontroll të përbashkët për cilësinë e produkteve ushqimore, të mishit, bulmetit në të gjitha njësitë tregtare
VLORË - Mbrojtja e konsumatorit nga ushqimet në treg, veçanërisht në stinën turistike verore, ka bërë që institucionet vendore dhe ato lokale të Qarkut të Vlorës të bashkërendojnë punën për masa të forta kontrolli dhe ndëshkime për abuzuesit. Këto ditë, Bashkia Vlorë, Drejtoria e Shëndetit Publik dhe ajo e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kanë nisur një kontroll të përbashkët për cilësinë e produkteve ushqimore, të mishit, bulmetit në të gjitha njësitë tregtare, duke u përqendruar në ato që funksionojnë përgjatë bregdetit. Burime pranë bashkisë konfirmojnë se ky kontroll do të jetë disaditor dhe në bazë të një plani të hartuar, përfshin zonën turistike të Vlorës e rrethinave, Himarën, si dhe pika të furnizimit të shumicës e prodhimit në territorin e qarkut. "Kontrollet kanë si synim të garantojnë standarde të përshtatshme të sigurisë ushqimore dhe mjedisore gjatë sezonit turistik. Mes prioriteteve të këtij programi, përfshihen kontrolli i vazhdueshëm i njësive të shërbimit tregtar që funksionojnë përgjatë bregdetit, dezinfektimi i zonave të ekspozuara ndaj rrezikut të insekteve, mbajtja nën kontroll e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe atij të kanalizimeve të ujërave të zeza etj", - pohojnë specialistët të ekipit të kontrollit. Mësohet se kontrolle të tilla janë organizuar dhe herë të tjera, por këtë sezon ato do të jenë shumë më të gjera dhe do të shtrihen në të gjitha drejtimet, duke minimizuar mundësitë e rrezikimit të konsumatorit nga produktet apo mjedisi i ndotur.
(d.b/BalkanWeb)