Rama: “Mazhoranca të miratojë projektligjin tonë”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kundërshton vendimin e mazhorancës për rrëzimin e projektligjit të kësaj partie për rritjen e pensioneve të minatorëve duke kërkuar rikthimin e tij. “Përpjekja e PS-së për të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj shumë të arsyeshëm, i cili e zbuste disi situatën tejet të rëndë të minatorëve dhe të familjeve të tyre, u zmbraps në Komisionin e Ekonomisë, me “Jo”-në idioteske të një shumice parlamentare, të verbër, të shurdhër e krejtësisht të paaftë, për t i kuptuar problemet e vendit dhe hallet e njerëzve”, - tha ai. Rama pohoi më tej se pensioni i këtyre njerëzve që punojnë çdo ditë me hijen e vdekjes mbi kurriz dhe lënë çdo muaj fëmijë jetimë në shpellat e korrupsionit qeveritar, siç i quajti ai, e të shpërdorimit të pasurise sonë të përbashkët natyrore, është vetëm 67 mijë lekë të vjetra në muaj. Duke i konsideruar si të paaftë dhe të korruptuar përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, ai sqaron se nisma e PS-së çonte në rritjen e pensionit në 100 mijë lekë të vjetra, me një efekt në buxhetin e shtetit prej vetëm 1 milionë dollarësh në vit. “Sot dua t i bëj një apel Kryeministrit të Shqipërisë, që të zbresë nga mali i gënjeshtrave me të cilat po i ushqen për ditë shqiptaret dhe shqiptarët dhe të hapë dialogun me këtë grup shoqëror të persekutuar tash 17 vjet, prej politikave të dështura, që në kohën e qeverisjes së tij po shkaktojnë vdekje seriale në miniera. Është koha që Sali Berisha të kuptojë se kjo pjesë e mbetur e mandatit të tij të dështuar, është kapitulli më i rrezikshëm i degradimit të një qeverisjeje të papërgjegjshme, të paaftë dhe të korruptuar, dhe të bëjë çfarë të mundet, që këtë degradim, të mos vazhdojnë ta paguajnë me jetën e tyre shqiptarët e pafajshëm, duke filluar nga minatorët”, - u shpreh kreu i selisë rozë. Ai shtoi se është koha që Kryeministri të tërhiqet nga qëndrimi refuzues për projektligjin tonë, duke korrigjuar në sallën e Kuvendit mëkatin e përfaqësuesve të tij në Komisionin e Ekonomisë.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008