Elbasan, taksistët kundër sinjalistikës së re rrugore
ELBASAN- Sindikata e shërbimit taksi 8+1 në qytetin e Elbasanit ka organizuar një protestë mëngjesin e sotëm, të nxitur nga vendosja e sinjalistikës së re rrugore. Kjo sinjalistikë nuk lejon qarkullimin e këtyre automjeteve në rrugët e qytetit.
Protestuesit janë shprehur se po dëmtohen rëndë biznesi i tyre si pasojë e ushtrimit të aktivitetit nga shërbimet e palicenduara.
“Konkurenca e pandershme na ka marrë frymën...kërkojmë ndihmesë dhe nuk na jepet”, u shpreh një taksist.
Ndërsa një tjetër tha “Janë licensuar makina të cilave nuk iu takon, ato na marrin punët neve”.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)