Betohet Fatmir Hoxha, anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese
TIRANË- Është betuar sot përpara Presidentit të Republikës Fatmir Hoxha, anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia është zhvilluar në Presidencë ku të pranishëm ishin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, anëtarë të tjerë të kësaj gjykate si dhe të Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit e tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.
Presidenti Topi njëkohësisht kryetari i Këshilllit të Lartë të Drejtësisë i ka uruar suksese në përmbushjen e detyrës së rëndësishme e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)