E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruzhdia, Gjykata jep dënimet për komisionerët

FIER-Pas 30 seancash sot ka marë fund gjyqi ndaj komisionerëve të Ruzhdies për procesin zgjedhor parlamentar të vitit 2009.
Gjyqi që u zhvillua në Fier përfundoi sot me dënimet ndaj 8 komisionerëve që braktisën detyrën gjatë procesit zgjedhor dhe një personi që votoi 2 herë.
Kështu trupi gjykues vendosi të dënojë me nga 7 muaj burg dhe gjobë me nga 450 mijë lek 5 komisionerët e mazhorancës ndërsa me nga 150 mijë lek gjobë, 3 komisionerët e opozitës.
Gjykata shpalli fajtor dhe një person që gjatë votimit në Ruzhdie të Fierit, votoi jo 1 herë sipas rregullit, por 2 herë. Gjykata dënoi me 1 milionë lek personin që hodhi 2 vota gjatë votimit për të zgjedhur parlamentin në vitin 2009.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›