Fushë Arrëz, arrestohet 35-vjeçari, kanosi një shtetas turk

Në kushtet e flagrancës u arrestua Arjan Pal Ndoka. 35-vjeç, pasi ka marrë me anë të shtrëngimit në lokalin e tij dhe duke e kanosur, shtetasin turk I. O. 45 vjeç.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit, i cili gjithashtu edhe disa ditë më përpara ka shkuar tek firma BERALB sh.a, ku ka hyrë me forcë duke kanosur drejtorin e kësaj fabrike e punonjësit e tjerë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton, se autori ka kryer këto veprime të jashtëligjshme ndaj firmës BERALB dhe përfaqësuesve të saj, pasi familja Ndoka ka pasur në vazhdimësi konflikte për motive të dobëta, me firmën në fjalë.
Sa më sipër u kryen veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasit Arjan Ndoka, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Pukë, për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes”. /Start/
2011-11-02 10:01