Avokatët e Taçit padisin Mero Bazen
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Avokatët e Rezart Taçit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari konfirmuan dje se në emër të klientit të tyre kanë bërë padi penale ndaj gazetarit Mero Baze. Ata kanë thënë se biznesmeni Rezart Taçi nuk ndodhej në Shqipëri por në momentin që ka marrë njoftim për vendimin e Gjykatës, është paraqitur në policinë e shtetit. Sipas tyre, Taçi aktualisht po merret në pyetje ne dhomat e izolimit. Pas deklaratave të shumta nga ana e shoqërisë civile, gazetarëve dhe qeverisë në lidhje me dhunën fizike ndaj gazetarit Mero Baze, ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, biznesmeni Rezart Taçi. Sipas zëdhënësit të Taçit, nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik me gazetarin Mero Baze. Ndërkohë që është i kërkuar nga policia, Taçi deklaron se nuk ka pasur konflikt gjatë orëve të natës së mbrëmshme. "Sulmi ndaj meje bëhet për shkak të biznesit. Nuk kam cenuar integritetin e asnjë medie. Sulmi bëhet për tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që unë drejtoj. Unë nuk kam pasur konflikt fizik me Mero Bazen”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Taçi. Ndërkohë të gjithë institucionet ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit. Me tone të ashpra për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë duke e quajtur të papranueshme një ngjarje të tillë. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor. Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medies errësojnë lirinë e shtypit” thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar ditën e sotme nga ambasada Amerikane. “Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medies janë të papranueshme. Ambasada mbështet dënimin nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari. "Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri”, - thuhet më tej në deklaratën e ambasadës Amerikane.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009