Emërimet në polici, ndryshohen edhe tre drejtorë
Autori i Lajmit: Redaksia
Drejtori i Policisë së Shtetit firmos edhe tre ndryshime të tjera në radhët e drejtuesve të policisë. Kështu Drejtues Ylli Metko, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, deri tani ka mbajtur pozicionin e zëvendës/drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan. Ndërsa Drejtues i parë Enver Lirza, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit. Lirza deri tani ishte Drejtor i Personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse. Ndërsa drejtues i Parë Dashamir Maçi, emërohet Drejtor i Personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit. Dy ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka firmosur ndryshimin e shefave në 17 drejtori i në qarqe e në Drejtorinë e Përgjithshme. Pjesa më e madhe e drejtorëve kanë marrë detyrën dhe janë prezantuar dje në vendet e reja të punës. Ndërkohë që mbetet pezull emërimi i ish-drejtorit të Policisë së Gjirokastrës Arben Hyseni. Të pandryshuar kanë mbetur vetëm krerët e drejtorive në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë bënë të ditura dje lëvizjet e fundit në polici. Kështu vendin e lënë bosh nga Burgaj, atë të nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit e merr Hamdi Fjore, i cili më parë ka qenë drejtor i forcave speciale. Shemsi Prenci, drejtor i policisë së Fierit është larguar nga kjo detyrë dhe në të vendoset Megrim Hoxha, i cili deri më tani ka qënë drejtor i policisë së Lezhës. Shemsi Prençi është emëruar drejtor i forcave speciale. Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Vlorës largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga drejtori aktual i policisë së Elbasanit, Aleks Hajdari. Emri Vata emërohet drejtori i policisë së Gjirokasër, duke lënë atë të kreut të policisë në Korçë. Saimir Muça është emri me i ri në rrethin e drejtuesve të policive në qarqe. Ai është emëruar në krye të policisë së Elbasanit.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009