Ryshfet për KEMP, tre mjekë në pranga
Autori i Lajmit: Redaksia
Tre mjekë, anëtarë të Komisionit Mjeko-Ligjor për dhënien e invaliditetit në punë, u arrestuan dje në Elbasan me akuzën e korrupsionit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Ervedin Pudre, vjeç 49, mjek i përgjithshëm në Spitalin e Elbasanit, Adrian Palloshi, vjeç 43, mjek urolog në spitalin e Elbasanit dhe Astrit Leka, vjeç 62, mjek kardiolog në spitalin e Librazhdit janë vënë në pranga nën akuzën e korrupsionit. Për rreth tre muaj një grup hetimi ka mbajtur nën vëzhgim tre mjekët dhe dje është realizuar ndalimi në kushtet e flagrancës.
Hetimet
Tre mjekët anëtarë të Komisionit Mjeko-Ligjor për dhënien e Invaliditetit në punë, janë kapur në flagrancë në një nga zyrat e agjencisë të sigurimeve shoqërore Gramsh, pas një hetimi disa mujor, duke u marrë para qytetarëve banorë të rrethit Gramsh në këmbim të dhënies së pensionit të parakohshëm si invalid me aftësi të kufizuar. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se nga hetimet e kryera rezulton se tre doktorët duke qenë anëtarë të këtij komisioni, në bashkëpunim gjatë vlerësimit dhe përcaktimit të grupit të invaliditetit. Sipas policisë ata u nxirrnin qytetarëve pengesa pa shkaqe ligjore në lidhje me dokumentet e paraqitura, kategorinë e sëmundjes dhe grupit të invaliditetit. Sipas policisë pengesat nxirreshin qëllimisht nga mjekët për t’u marrë ryshfet në shuma të ndryshme të dëmtuarve në këmbim të nënshkrimit të raportit mjeko-ligjor, për grupin e invaliditetit të kërkuar.
Arrestimi
Në momentin e arrestimit të mjekëve, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë prej 65 000 lekë të rinj, që ua kishin marrë 9 qytetarëve, të cilëve do tu vlerësohej nga ky komision dokumentacioni i paraqitur për përcaktimin e grupit të invaliditetit dhe përfitimin e pensionit të invaliditetit. Policia ka shoqëruar edhe personat që paguanin paratë për kryerjen e veprimeve procedurale edhe qytetarët të cilët kanë paguar para për përfitimin e grupit të invaliditetit.
Akuzat
Dosja për tre mjekët e ndaluar Edvin Pudre, Adrian Palloshi dhe Astrit Leka i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike të kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë strukturat e policisë vazhdojnë punën për dokumentimin e plotë të të gjitha rasteve dhe personave të implikuar.
Mjekët e arrestuar
1. Ervedin Pudre, vjeç 49, lindur në Dibër dhe banues në Elbasan, mjek i përgjithshëm në Spitalin e Elbasanit.
2. Adrian Palloshi, vjeç 43, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan, mjek urolog në spitalin e Elbasanit.
3. Astrit Leka, vjeç 62, lindur në Bërzeshtë Librazhd dhe banues në Librazhd, mjek kardiolog në spitalin e Librazhdit.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009