Gjykata: “Arrest në burg bodigardëve të Taçit”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Dy truprojat e biznesmenit Rezart Taçi dalin sot para gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për akuzën e ngritur ndaj tyre “goditje për shkak të detyrës”. Burime nga gjykata bënë të ditur se kërkesa drejtuar Gjykatës është dorëzuar dje pas mesditës nga Prokuroria e Tiranës. Irgen Selfon dhe Bledar Lilo, të cilët mbrëmjen e së hënës dhunuan gazetarin Mero Baze. Kjo ishte dhe masa e kërkuar nga prokuroria, me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Në vend të dy të arrestuarve para gjyqtares së gatshme ka folur avokati i tyre mbrojtës, i cili kërkoi vetëm detyrim paraqitje me argumentin se dy truprojat nuk janë të rrezikshëm, pasi ata i janë dorëzuar vetë policisë, dhe nuk janë kapur në flagrancë, siç pretendon prokuroria. Një tjetër argument, me të cilin avokati pretendoi lirimin e të pandehurve ishte fakti se i dhunuari, Mero Baze nuk është në gjendje të rëndë. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke deklaruar se ka qenë pikërisht Baze që ka goditur të pandehurit. Gazetari Mero Baze ka pasur një konflikt në distancë me Rezart Taçin, pasi ai ka shkruar gjerësisht në faqet e të përditshmes së tij "Tema" duke e akuzuar Taçin për kontrabandë. Botuesi i Temës është autor i dhjetëra shkrimeve por edhe i disa emisioneve që kanë pasur në qendër pikërisht praktikat e ndjekura për privatizimin e ndërmarrjes më të madhe të rafinimit dhe tregtimit të naftës në Shqipëri ARMO, e cila u ble një vit më parë nga biznesmeni Rezart Taçi, ndonëse fillimisht ky privatizim u shpall sikur ishte kryer nga një firmë amerikane. Në artikujt e tij, Mero Baze ka folur për një aferë korruptive në këtë privatizim si dhe ka denoncuar ato që i ka cilësuar si lidhje të interesit financiar mes sipërmarrësit Taçi dhe kryeministrit Berisha. Këto fakte duket të kenë qenë shkaqet e sulmit të dhunshëm të sipërmarrësit ndaj gazetarit Baze. Kjo nuk është hera e parë që Mero Baze dhunohet për shkak të detyrës së tij. Pak vite më parë, ai u godit nga persona të afërt me deputetë të Partisë Socialiste. Për Mero Bazen ky nuk është incidenti i parë. Në fillim të viteve 2000 makina e tij u qëllua me një plumb, në rrethana që nuk u mësuan asnjëherë. Në vitin 2005 ai goditet nga personazhe të lidhur me disa figura të njohura të partisë socialiste në Tepelenë. Në fund të vitit të shkuar, gjatë orëve të natës, makina e tij përfundon në flakë papritur dhe në rrethana gjithashtu të pasqaruara.
Taçi për TG-COM
Rezart Taçi ka reaguar dje, pas artikullit të botuar rreth incidentit me gazetarin Mero Baze, duke dërguar një letër redaksisë së TG-COM në Itali. "Nuk kam pasur asnjë konflikt me zotin Mero Baze. Gjatë gjithë jetës sime si sipërmarrës kam trajtuar me respekt, vlerësim të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe personat e tretë, pa i dhunuar kurrë dhe pa i vënë në situata të vështira", shkruan Taçi. Biznesmeni i njohur shqiptar thekson në reagimin e tij se ka respekt ndaj principit të lirisë së shtypit dhe informimit. "Akuza e cila po tenton të dëmtojë imazhin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi, nuk është gjë tjetër veçse një strategji e vazhdueshme denigruese që ka si objektiv përbaltjen e shoqërisë, të cilën kam nderin ta përfaqësoj", shkruan Taçi.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009