E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qafe Gjashta", akuza 67 deshmitare ne gjyq

Plot 67 persona do te thirren ne cilesine e deshmitareve te akuzes ne Gjykaten e Krimeve te Renda per procesin gjyqesor te 10 te pandehurve, te dyshuar si autore te ngjarjes se 11 viteve me pare ne Qafe Gjashte. Ata do te rindertojne ngjarjen e 4 marsit te vitit 1997, ku disa persona te armatosur vrane punonjesin e policise Gjergji Mehmeti, si dhe plagosen dy te tjere, te cilet ishin duke udhetuar nga Vlora ne drejtim te Sarandes. Ne listen e personave, qe do te thirren per te dhene deklarimet e tyre jane edhe ish drejtuesit e komisariatit Vlore ne ate kohe te cilet dhane edhe urdhrat per te levizjen e grupit te efektivave te policise nga njeri qyteti ne tjetrin. Nje nga deshmitaret te cilet do te jape shpjegime eshte edhe ish zv/ministri i Brendshem, njekohesisht dhe Drejtor i Pergjithshem i Policise Agim Shehu. Te pandehurit e ketij procesi jane Vladimir Sinani, vellai i tij, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Leonard Theodhori, Alqi Paguni. Ndersa do te procedohet ne mungese Eduart Cipa, i cili eshte shpallur ne kerkim nga autoritet policore. Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" te shtetasit Gjergj Mehmeti si dhe te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" e mbetur ne tentative ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit, "armembajtje pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›