Kur alternativat e farsës socialiste s’janë as lakror e as byrek...
Flasin gojët e liga se i kanë parë në një makinë të dy kandidatët, teksa bëjnë sikur garojnë për kreun e PS. Thuhet madje se ai lakror Maqoja, nga nxitimi kur ka dalë nga makina gabimisht kishte marrë fjalimin e Edit, aq sa ky i fundit i tha: “Po bre maqka, lexove fjalimin tim, që kërkoja zgjedhje të parakohshme. Kurse unë lexova fjalimin tend, se nuk duhet të futemi në kuvend. Herë tjetër ti do të rrish në sediljen e majtë, kurse çantën dhe fjalën do ta mbash në dorë”.
Kanë dalë në bazë të dy kandidatët - ose më mirë kanë nisur shëtitjet e vjeshtës të dy kandidatët. Një hipokrizi gati e çmendur. Sepse të dy s’paraqesin asnjë alternativë për fatet e opozitës në 4 vitet e opozicionit. Alternativa e tyre mbetet groposje e fateve të opozitës. Alternativa që po i ofrojnë të dy kandidatët partisë opozitare mbetet gremisja në humnerë. Të zgjedhur nga elektorati, 64 deputetë duket se do të duan të presin kohën kur Edvinit t’i kthjellohen retë, për t’u gjendur në kuvend. Paradoksi - Rama në pozitë dhe forca që udhëheq, 5 vite në opozitë - duket se është kuptuar qartësisht nga grupimi që predikon mendim tjetër dhe ide të tjera nga alternativa e ndryshkur e Edvinit. Me këtë ide, edhe gazeta që anon nga socialistët e Vlorës, u ka kërkuar ditët fundit socialistëve të këtij qyteti të mos heshtin vetëm për arsyen se E.Rama e ka mirë muhabetin me kryetarin e bashkisë së Vlorës. Të gjithë socialistët e kanë kuptuar se petët e lakrorit të Maqos janë byrekë për Edi Ramën. Opozita nuk mund të sikteriset deri në fund të rrugëve, për arsye sepse E.Rama ka humbur në zgjedhjet fundit. Edhe apeli i redaksionales së gazetës së Vlorës është apel për socialistët e Vlorës, të cilët do të mund të presin edhe në qytetin e tyre, përballjen ose duelin qesharak e shterpë që do mund të fillojë me thëniet e Edvinit për lakrorin Maqo: “Egërsohu Pitkin!”