E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrimi agresiv i Edi Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit me policinë paralele të PS

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 Qeshorit, personalisht Edi Rama grumbulloi rreth 700 policë e oficerë policie të dalë në lirim në periudha të ndryshme kohe dhe në një mbledhje të posaçme krijoi një “polici paralele” me policinë e shtetit - sipas tij, për të ruajtur votat e socialistëve. Në shkëmbim të këtij shërbimi, Kryetari i PS i premtoi këtij kontigjenti se menjëherë sapo ai të merrte pushtetin, do t’i kthente në punë në detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Sigurisht, sipas planit të Ramës, duke larguar nga puna 700 punonjës të tjerë policie... Duke llogaritur se ky kontigjent ishte “profesionist” në krijimin e situatave që binin në kundërshtim me atmosferën e qetë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kjo ishte një tentativë e pastër për ta destabilizuar procesin zgjedhor dhe për t’i bërë presion votuesit. Sigurisht që ky formacion i përgatitur ishte i shpërndarë në të katër anët e Shqipërisë me detyra të përcaktuara dhe të detajuara. Por një gjë është e sigurtë, se këta ish-policë e oficerë policie ishin bërthama komanduese e qindra e mijëra militantëve të PS, të tubuar në të katër anët e vendit. Në të vertetë ky ishte një lajm i keq dhe pa precedence në rastet e tjera të zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipërinë postkomuniste (me përjashtim të zgjedhjeve paralamentare të 29 Qeshorit 1997, kur bandat e armatosura të Komiteteve të Shpëtimit, në shumicën e Rretheve të Shqipërisë përbënin pushtetin paralel ose kishin larguar me dhunë institucionet e ligjëshme të qeverisë demokratike). Në njëfare mënyre, Edi Rama po tregonte se ishte i gatshëm të ndërhynte me anën e dhunës të prishte procesin zgjedhor. Gjithsesi, shumica e ish-policëve dhe oficerëve në lirim nuk iu përgjigjën thirrjes.
Pjesë e këtij dështimi qe edhe inkoherenca e 28 Qershorit, teksa Edvini, sapo qendrat e votimit në të katër anët e Shqipërisë u mbyllën, doli në një konferencë për shtyp - shend e verë - duke deklaruar se kishte përfunduar një proces zgjedhor i lire dhe i ndershëm. Me këtë rast, ai përshëndeti votuesit shqiptarë për mençurinë e treguar. Por ditë pas dite, me numërimin e kutive, duke pare se rezultatet po e nxirrnin humbës, Edi Rama u tjetersua dhe filloi të mohonte shumëçka kishte deklaruar. Duke qenë nën presionin e militantëve të PS dhe të të gjitha strukturave të kësaj partie nga njëra anë dhe nga ana tjetër nga i gjithë elektorati socialist, si mes Skillës dhe Karibdës për të dhënë dorëheqjen, ky njeri u gjend në ditën më të zezë. Për fatin e madh të PS, por edhe të shqiptarëve, planet e Edi Ramës plasën si flluska sapuni. Nuk funksionoi as shpërndarja e dhjetëra milionë eurove me qëllim blerjen e votave, nuk funksionoi as organizimi i “policisë paralele”. Një fitore e mundshme e Edi Ramës pa asnjë dyshim do të ishte shkatërrimtare, në radhë të pare për Partinë Socialiste.
Por, në një gjendje pashpresë, nën presionin e elektoratit socialist, ai mblodhi tek varrezat e dëshmorve asamblenë socialiste - kryesisht të përbërë nga “edvinë” të vegjël që vinin nga Bashkia apo pinjollë të bindur të nomeklaturës enveriste - duke mbytur zërat kundër. Mblodhi kongresmenët e PS dhe nën kakarisjet e “këshillit të ndrikullave” shpalli “fitoren” e pritshme. Duke shpallur bojkotin, Edi Rama tregoi edhe njëherë tjetër se populli shqiptar qe me shumë fat që në zgjedhjet e 28 Qeshorit i shpëtoi fatkeqsisë. Imagjinoni në krye të ekzekutivit shqiptar një njeri skizofren, nën ndikimin e delireve të shumëllojshme!
Është koha që socialistët ta kuptojnë se veprimet donkishteske të Ramës - duke përdorur PS si forcën më të madhe opozitare për interesat e veta meskine, krejt antikombëtare - po e shkatërrojnë të majtën në Shqipëri. Populli i Tiranës sa më parë duhet ta largojë edhe nga Bashkia. Duhet mbrojtur Tirana për aq sa ka mbetur nga bunkerizimi i plotë i saj, nga grykësia e shfrenuar e mafias së ndërtimit, e lidhur me aferat korruptive të Edvin Ramës.
Le të mbetet si një ëndërr e keqe në memorien e shqiptarve “qeverisja” e mbrapshtë e një skizofreni që nuk kishte as ide, as fe, as familje e as Atdhe.     

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›