E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Pas barrikadave ne Serbi fshihet Serbia



Qeveria e Kosoves denon ashper sulmet ndaj trupave te KFOR-it ne veri, pohon ministri i Jashtem Enver Hoxhaj ne nje interviste ekskluzive per Deutsche Wellen. Ai flet edhe per veriun, Nikoliqin, raportet me Maqedonine...

Si paraqitet gjendja e sigurise ne veri te Kosoves, ku te premten u plagosen dy ushtare te KFOR-it dhe tre serbe?

Me lejoni fillimisht te theksoj, se denojme fuqishem sulmet kunder KFOR-it dhe trupave te NATO-s nga njesite e ndryshme paramilitare dhe speciale nga Serbia. Trupat e KFOR-it jane atje per te siguruar lirine e levizjes. Bashkimi Evropian bazohet tek dy koncepte: levizja e lire e njerezve dhe e mallrave. Ky ishte edhe qellimi i aksionit te KFOR-it ne veri, sepse te gjithe qytetaret e Kosoves duhet te levizin te lire. Njekohesisht duhet te them se pas ketyre barrikadave qendron qeveria e Serbise. Ata te cilet kane penguar heqjen e barrikadave jane pjesetare te njesive policore te Serbise, njesive speciale dhe paramilitare dhe jo qytetare te thjeshte.

Do te thote, keto barrikada jane organizuar nga Serbia dhe jo nga serbet e veriut te Kosoves?

Eshte e qarte qe Serbia ne 12-13 vitet e fundit po cenon sovranitetin tone, qe eshte ne kundershtim me Kushtetuten tone, ne kundershtim me Rezoluten 1244 dhe dokumentat nderkombetare. Atje ka nje prani masive te forcave policore dhe te sigurise. Ato financohen dhe udhehiqen nga qeveria serbe. Pas barrikadave qendron pra edhe qeveria serbe.

Zoti minister, ne veri te premten jane plagosur dy ushtare gjermane e plagosja e ushtareve te KFOR-it nuk eshte e pranueshme. Si do te evitohen gjera te tilla ne te ardhmen?

Besoj se te gjitha institucionet e Brukselit, vendet anetare te Bashkimit Evropian dhe bashkesia nderkombetare duhet te ushtrojne presion ndaj Beogradit per te hequr strukturat paralele dhe ilegale nga veriu i Kosoves. Nga siguria ne veri varet jo vetem siguria ne Kosove por edhe arkitektuar e sigurise ne tere Ballkanin. KFOR-i eshte duke bere ne kuader te mandatit te tij nje pune te mire per vendosjen e paqes, sigurise dhe stabilitetit ne Kosove dhe po perpiqet te siguroje levizjen e lire te qytetareve - ahstu sic eshte normale ne te gjitha vendet e tjera.

Zoti minister, si do ta zgjidhe qeveria Juaj gjendjen ne veri te Kosoves, sepse kjo gjendje po vazhdon qe nga perfundimi i luftes?

Me lejoni te shpjegoj se, kur themi veriu, kemi parasysh tri komuna, ku ne 12 vitet e fundit nuk ka pasur zgjedhje demokratike apo pjesemarrje ne institucionet demokratike. Qytetaret e ketyre tri komunave jane marre pengje prej forcave policore dhe forcave te sigurise nga Republika e Serbise. Ata nuk lejohen te bashkepunojne me qeverine ne Prishtine. Ne kemi arritur ne kater vitet e fundit, prej shpalljes se pavaresise, qe te integrojme ne institucoionet demokratike te gjitha minoritetet, perfshire ketu edhe minoritetin serb, si ne nivelin lokal ashtu edhe qendror. Kosova eshte sot nje vend multietnik, demokratik dhe koheziv. Por Beogradi po perpiqet qe atje te krijoje nje gjendje te konfliktit te ngrire, me qellim qe te realizoje pretendimet territoriale dhe politike. Ne jemi te vetedijshem qe intergimi duhet te behet edhe ne veri. Ne kemi integruar vitet e fundit 100.000 serbe ne jeten normale dhe institucionale, ne nivelin lokal dhe qendror - deri ne qeveri dhe parlament. Kjo duhet te ndodhe edhe ne veri te Kosvoes me zbatimin e Planit te Ahtisarit, i cili u siguron minoriteteve te drejta qe nuk gezojne ne asnje vend tjeter.

Plani i Ahtisarit eshte hedhur poshte nga serbet e veriut dhe Serbia. Ka ndonje mundesi per hapjen e negociatave per nje status special te veriut, apo dhe per ndarjen e veriut te Kosoves?

Ndarja e veriut nuk vjen ne konsiderate. Kufijte ne Ballkan jane percaktuar dhe nuk mund te ndryshohen. Cdo ndryshim ne veri te Kosoves do te kthente tere rajonin ne gjendjen e para 20 viteve. Secili shtet ne Ballkan ka ndonje pjese problematike si Mitrovica, qe do te thote se do te kishte nje reagim zinxhir. Ne jemi te interesuar te zgjidhim problemet me qytetaret tane ne veri, sepse atje nuk ka kurfare konflikti mes qeverise ne Prishtine dhe qytetareve. Problem eshte prania plotesisht e papranueshme per ne e forcave te sigurise nga Serbia. Ne jemi te gatshem qe me qytetaret ne veri te punojme per zbatimin e planit te Ahtisarit.

Zoti minister, Ju dhe une e dime se ne veri dhe ne Beograd ka njerez te cilet shpresojne dhe pohojne se ne kuader te dialogut ne Bruksel duhet te hapet edhe ceshtja e veriut. Kur do te vazhdoje dialogu i ndeprere mes Prishtines dhe Beogradit?

Sa i perket dialogut teknik duhet theksuar se prej marsit te vitit 2011 deri ne mars te vitit 2012 jane arritur dhe nenshkruar shtate marreveshje. Por fatkeqesisht shume prej tyre nuk jane zbatuar. Qendrimi i qeverise sone eshte shume i qarte: pa zbatimin e marreveshjeve te arritura me pare nuk do te kete ndonje takim te ri ne Bruksel, sepse vihet ne pyetje besueshmeria e ketij procesi. Marreveshjet nuk jane te mira ne qofte se mbeten vetem ne leter. Ato jane te rendesishme per qytetaret ne qofte se zbatohen. Per ne eshte shume me rendesi ne vecanti marreveshja per prezantimin rajonal si dhe administrimin e integruar te kufijve. Ky eshte nje model evropian qe do te thote se Kosova dhe Serbia si shtete duhet te administrojne se bashku kufirin e tyre te perbashket.

Nuk e di nese ju kuptova mire: Ju nuk do te vazhdoni dialogun pa zbatimin e marreveshjeve te deritanishme?!

Per ne eshte me rendesi qendrore qe marreveshjet e arritura te zbatohen dhe ky eshte kusht per mbajtjen e takimeve te tjera ne Bruksel. Ne vecanti te rendesishme jane dy marreveshje, ajo per bashkepunimin rajonal dhe kontrollimin e integruar te kufijve. Mendoj se edhe insituticonet e Brukselit do te ushtrojne presion ndaj Beogradit per te zbatuar keto dy marreveshje - por edhe marreveshjet e tjera.

Ne Beograd aktualisht ka nje vakum pushteti, pas zgjedhjeve paralementare. Nderkohe qe zgjedhjet presidenciale i ka fituar ultranacionalisti i dikurshem Tomisllav Nikoliq. A jeni befasuar me kete epilog te zgjedhjeve presidenciale dhe cfare prisni nga Tomisllav Nikoliqi?

Ky eshte nje vendim i qytetareve te Serbise. Mbetet te shihet se si do te reflektohet kjo zgjidhje ne politiken ndaj Kosoves dhe vendeve tjera ne rajon. Ai sjell me vete nje te kaluar me ngarkesa te medha. Njekohesisht mban nje pergjegjesi te madhe nese Serbia do te jete nje vend evropian apo antievropian. Qytetaret e Kosoves, Bosnje-Hercegovines dhe Kroacise e dine me se miri se cfare do te thote nje Serbi antidemokratike dhe antievropiane. Mbetet shpresa qe presidenti i ri do t'i pershtatet jetes ne kohen e sotme, sepse tani kemi vitin 2012 dhe jo 1991. Shpresojme qe ndryshimi i retorikes se tij nuk do te thote vetem ndryshim retorik por edhe politik.

Zoti minister, kohet e fundit ka pasur tendosje te medha mes grupeve etnike shqiptare dhe maqedonase ne Maqedoni. Kjo me siguri qe nuk ka lene paprekur edhe raportet mes Prishtines dhe Shkupit. Cilat jane raportet sot mes Kosoves dhe Maqedonise?

Ne kemi raporte jashtezakonisht te mira me Republiken e Maqedonise. Une jam ne kontakt te perditshem me ministrin e Jashtem te Maqedonise, me te cilin kam nje bashkepunim shume te mire. Bashkepunim shume te mire kemi si ne nivelin qeveritar ashtu edhe ne nivelet e tjera. Kosova per Maqedonine eshte nje partner shume i rendesishem ekonomik dhe tregtar, por raporte te mira kemi edhe ne fusha te tjera. Ne jemi te mendimit qe qeveria maqedonase se bashku me udheheqesit e shqiptareve te atjeshem duhet te punojne edhe me shume per integrimin e shqiptareve atje dhe per zbatimin e marreveshjeve te arritura. Mendoj se tensionet e fundit i perkasin se kaluares. Keto incidente nuk kane ndikuar ne perkeqesimin e raporteve mes Kosoves dhe Maqedonise.

Zoti minister, kur shikon te gjitha keto tensione ne Kosove dhe vendet e rajonit, mendoni se keto vende kane nje perspektive evropiane?

Viti 2012 eshte per Kosoven nje vit historik, sepse kemi filluar me procesin e liberalizimit te vizave. Kete jave Komisioni Evropian ka vendosur qe Kosoves t'i jape edhe udherrefyesin, ndersa qeveria kosovare do te punoje intensivisht per plotesimin e kushteve ne menyre qe edhe kosovaret te gezojne te drejten e levizjes se lire pa viza - si te gjithe qytetaret e tjere te rajonit. Njekohesisht Komisioni Evropian ka nisur edhe nje studim fizibiliteti qe do te na mundesoje arritjen e Marreveshjes se Stabilizimit - Asociimit. Kosova ashtu si edhe vendet e tjera te rajonit eshte nje vend evropian, ne kuptimin gjeografik, historik, kulturor... Integrimi politik dhe ekonomik i Kosoves ne BE eshte rruga e vetme per zgjidhjen problemeve ekonomike dhe te sigurise. Pavaresisht krizes financiare ne Evrope, une jam i sigurt se do te vijne dite me te mira per evropianet dhe se procesi i zgjerimit do te vazhdoje. Shembulli i Kroacise eshte nje moment i ri per vendet ne Ballkan dhe ne po pepiqemi qe qytetaret t'i motivojme edhe me kete shembull, per te punuar edhe me shume drejt integrimit ne BE.

Kohet e fundit jane degjuar kritika ne adrese te punes suaj per shkak te mungeses se njohjeve te metejme te Kosoves. Kur mund te priten njohje te reja?

Te premten Kosoven ka njohur Cadi, me perfaqesusit e te cilin kam qene ne kontakt intensiv. Kohet e fundit kam vizituar edhe vende te ndryshme te Azise dhe Amerikes Latine dhe jam bukur i sigurt se se shpejti do te vijne njohje te reja nga rajone te ndryshme te botes. Kjo tregon se njohja e Kosoves po shnderrohet ne nje faktor global dhe se Kosova eshe nje faktor i rendesishem stabiliteti ne Ballkan. Ne presim njohje te reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›