E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, me shpenzime luksi

TIRANE - Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace kritikoi dje kryeministrin Sali Berisha, qe nuk gjen kohe te vizitoje e ngushelloje familjet e prekura nga tragjedia e Butrintit, por gjen kohe te shijoje veren ne jug te vendit. Duke e quajtur te korruptuar dhe te papergjegjshem kreun e ekzekutivit, Brace tha se sa me shume del ne pah tragjedia njerezore, aq me shume verehet pandjeshmeria humane e Sali Berishes. "Prej kater ditesh po konsumohet ne skajin me jugor te vendit, ne menyren me publike te mundshme, nje tragjedi e madhe kombetare. Viktimat po shtohen, ndersa ky njeri, gjeti dje kohe te degustoje veren, pa pasur asnje lloj ndjeshmerie njerezore apo skrupulli moral prej babai dhe prej gjyshi per te shkuar dhe ngushelluar familjet viktimave", tha Brace. Sipas nenkryetarit te grupit me te madh te opozites, Berisha po rritet e plaket ne luks, kurse vitet e te rinjve te shkurtohen cdo dite e me teper. "Ne kohe morti dhe perballe ketyre tragjedive, ne kohe krize qeveria ka gjetur te leshoje doren ne shpenzime luksi. Kryeministri qe ne paguajme, qe shqiptaret paguajne ishte ne Berat me helikopterin qeveritar, te cilin ne dijenine tone po e perdor si taksi private per qellime politike dhe elektorale gjithnje e me shume", theksoi Brace. Ai vuri ne dukje, se vetem udhetimi qe kryeministri beri ne Berat dy dite me pare, kushtoi 1000 euro ne ore udhetimi dhe 250 euro kosto e pritjes prej 5 oresh qe i beri kryeministrit ne ahengun e tij ne Berat. "I gjithe ky shpenzim eshte i barabarte me 1 milione e gjysem leke te vjetra ose me 15 pensione qyteti dhe 30 pensione fshati", sqaroi ai. Sipas Braces keto jane shpenzime skandaloze qe vijne nga parate e taksapaguesve. Numri dy i grupit socialist, kerkoi sqarime nga qeveria dhe per parate qe mbajne ende ne kembe, ne media, spotin publicitar te kryeministrit qe flet per luften kunder korrupsionit, ne nje kohe qe perdite ky fenomen del para syve. Rozeta Rapushi

Pergjegjesia

Selia roze etiketoi dje serish kryeministrin, si pergjegjesin e vetem te tragjedise ne Butrint. Sipas Erion Braces, cdo dite po del ne pah korruptimi, inekzistenca, ineficienca e qeverise se Sali Berishes, rigjallerimi i pasigurise ne kufij ekstreme. E ne fund fare po del ne pah paraliza totale e agjencive ligj zbatuese te shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›