"Banda e Nikles", apeli i jep 86 vjet burgim
Tirane- Gjykata e Apelit, ka lene ne fuqi vendimi e Shkalles se Pare per 7 anetaret e"Bandes se Nikles". Keshtu togat e zeza kane denuar me 86 vjet heqje lirie. Ne arsyetimin e vendimit, gjykata shpalli fajtor dhe denoi me 16 vjet heqje lirie Flamur Haken, 17 vjet Petit Lleshin, po aq Kreshik Berishen, me nga 11 vjet Agron Tafanin dhe Mustafa Xheken. Te pandehurin Edmond Sina gjykata e denoi me 10 vjet, ndersa i fundit i grupit Ervin Belba me 5 vjet heqje lirie. Ne seancen e djeshme kane qene te pranishem vetem te pandehurit Flamur Haka dhe Mustafa Xheka. Gjate seances se djeshme ekspertet e thirrur nga gjykata per shenjat e gishterinjve, te marra te pandehurit Xheka nje seance me pare, kane bere me dije se nga kater gjurme njera prej tyre i perkiste pikerisht te pandehurit. Por ky i fundit i ka kerkuar eksperteve qe te percaktonin se ku ishin gjetur shenjat e gishterinjve. Kerkesa e bere nga i pandehuri eshte hedhur poshte nga ekspertet pasi sipas tyre ata kishin krahasuar vetem shenjat e gishterinjve te atyre qe kishte policia, me shenjat e marra ketij te fundit. Vete i pandehuri ka kerkuar, qe gjykata te kryente serish nje tjeter krahasim por kesaj radhe me eksperte private. Kerkesa e bere nga ana e te pandehurit u rrezua nga gjykata. Me pas procesi gjyqesor vazhdoi me konkluzionet perfundimtare te akuzes. Prokurori i kerkoi togave te zeza shpalljen fajtor, te te pandehurve dhe denimin e tyre me 91 vjet heqje lirie. Keshtu akuza i kerkoi gjykates denimin me nga 16 vjet heqje lirie per te pandehurit Flamur Haka dhe Petrit Lleshi, 15 vjet per te pandehurin Kreshnik Berisha, 11 vjet per Mustafa Xheka, 8 vjet per Ervin Belben. Ndersa per te pandehurit Agon Tafani, prokurori kerkoi denimin e tij me 12 vjet heqje lirie si dhe per Edmond Sinen 13 vjet burgim. Ne konkluzionet e tij perfundimtare prokurori i ceshtjes beri me dije se te pandehurit akuzohen per 7 grabitje me arme. Ndersa mbi dy te pandehurit Petrit Lleshi dhe Flamur Haka, te cilet jane konsideruare dhe si kreu i kesaj organizate kriminale, prokuroria i akuzon edhe per disa episode te tjera. Nje prej tyre eshte ajo e "vrasjes se mbetur ne tentative ndaj Bredar Ullirit, djalit te biznesmenit te njohur, Abaz Ulliri. Keta dy persona akuzohen edhe si organizatore te pengmarrjes se Kujtim Shtufit, duke kerkuar 50 milione lireta per lirimin e tij. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, shtate te pandehurit kane nisur aktivitetin tyre kriminal ne vitin 1998. Sipas dosjes hetimore ata dyshohet te kene kryer nje sere aktivitetesh kriminale. Ata akuzohen per vjedhjen me dhune te tre kambisteve dhe armembajtje pa leje. Redinalda Caushaj